Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të ndryshëm.
Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Dumnicë e Ulët në Vushtrri, ku një person dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ajo çfarë e bën edhe më të rëndë rastin, është fakti që sipas motrës së viktimës e cila denoncoi rastin në Polici, viktima është me të meta psikike.
Bazuar në deklaratën e dëshmitares dhënë organeve të hetuesisë, e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë, kur motra e saj (viktima), ishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me të dyshuarin dhe me të njëjtin kanë vazhduar në drejtim të qytetit, e që më pas kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Në kuadër të veprimeve hetimore, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërkohë që i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…