FOTO&VIDEO

E rrahën me grushte e ia morën qaforen rreth 2 mijë euroshe, detaje për sulmin ndaj sigurimit të spitalit

Policia e Rajonit të Gjakovës ka dhënë detaje rreth incidentit në Spitalin e Gjakovës, ku një punëtor i sigurimit është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka thënë se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht sigurimin, duke e goditur me grushte dhe nga qafa ia kanë marrë një qafore ari në vlerë prej 1 mijë e 800 euro, si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.

“Datë 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person  i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover” .

Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor. Tek porta hyrëse e spitalit  personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit,  dhe të njejtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore.  Për momentin te dyshuarit mbeten te pa identifikuar. Hetimet e rastit janë në vijimësi”, ka deklaruar Xhurkaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

21 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago