E shtuna e pensionistëve, Rama jep leje sërish për moshën e tretë që të marrë ajër të pastër

Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të shtunën e dytë radhazi pensionistët mund të dalin për shëtitje.

“Nesër, vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00. Të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, shkruan Rama në Facebook.

Edhe të shtunën e kaluar, kreu i qeverisë lejoi daljen për shëtitje të pensionistëve, ndërsa të dielën u lejua dalja e nënave me fëmijë.