LAJME

E vrau i dashuri i nënës, 3-vjeçarja u gjet e ngrirë në frigorifer, babai i Linës nuk i mban dot lotët, i hedh xhupin mbi arkivol: Tani nuk do të kesh më ftohtë

Turqia është një ndër shtetet e rajonit me drama të forta familjare. Rasti i mëposhtëm është një ndër to. Mediat lokale raportojnë për vrasjen në mënyrë makabre dhe mbajtjen e trupit për disa ditë më frigorifer të një fëmijë vetëm 3 vjeç.

Vogëlushja, fryt i një martese të dështuar mes prindërve të saj rrinte me nënën e saj kur kjo e fundit u njoh me një burrë tjetër duke filluar të jetonin bashkë. Për arsye ende të paditura, vajza e mitur dhe motra e saj një vjeçe e gjysmë humbasin dhe nëna del në një studio televizive duke kërkuar gjetjen e vajzave të saj.

Pas kërkimeve nga policia, vajza e vogël u gjet e gjallë dhe mbahej nga shoku i të dashurit të nënës, kurse vajza e madhe u gjet e vdekur dhe trupi i ishte futur në pjesën e ngrirjes së një frigoriferi.

Policia arrestoi dy burra që dyshohet se kishin lidhje me nënën e vajzës. Ata morën dy vajzat peng për të detyruar nënën të prostituonte.

Nga këqyrja paraprake policia zbuloi se vogëlushja ishte vrarë duke u goditur në trup pa mëshirë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u bë varrimi i vajzës së quajtur Lina. Gjatë ceremonisë në Gaziantep, babai i saj nuk mundi t’i mbajë lotët dhe një moment i hodhi xhupin mbi arkivol duke thënë se kështu vajza e tij nuk do të kishte ftohtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

4 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

6 orë ago