Edhe 10 të shëruar sot tek Infektivi, shkon në 99 numri i personave që fituan betejën me COVID-19, Rama: Lajm i mirë

10 persona të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar ditën e sotme duke e cuar në 99 numrin e personave që fituan betejën me COVID-19. Lajmi i mirë është dhënë nga kryeministri Rama.

Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur, e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë. Manastirliu thekson se të shëruarit ishin pacientë të Infektivit.

“Lajm i mirë 10 të shëruar sot, pjesa më e madhe e tyre, pacientë që po trajtohen në spitalin infektiv #QSUT

Faleminderit për punën e palodhur të gjithë mjekëve dhe infermierëve”, shkruan Manastirliu.

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona, nga të cilët janë konfirmuar pozitiv 27 raste të reja duke çuar në total numrin e të prekurve me koronavirus në 304. Po ashtu, ka ndërruar jetë një 75-vjeçar duke çuar në 17 numrin e viktimave.

Në Infektiv janë të shtruar 73 persona. 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Mosha mesatare të të infektuarve nuk ka pësuar ndryshme, që do të thotë vijon të jetë 50-vjeç. E ndërsa nuk ka pasur ndryshime as harta e qyteteve të prekura të cilat janë: Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër me raste të reja.