Jasmina është vajza 11 vjeçe e cila ishte mes 14 fëmijëve të riatdhesuar sot nga kampi Roxh i Sirisë.
Gazetari Taulant Koplikaj postoi në rrjetin e tij social një video të regjistruar në këtë kamp në muajin korrik ku vajza qante dhe kërkonte të kthehej në shtëpi.
Personat e riatdhesuar sot kanë qenë më parë në kampin Al Hol. Pasi janë lokalizuar atje, është bërë identifikimi dhe takimi dhe më pas transfermi në kampin Roxh (Roj) të Sirisë ku dhe janë bërë xhirimet e gazetarit.
VIDEO/ Jasmina e vogël qan: “Dua të kthehem në shtëpi” Gazetari sjell dëshminë tronditëse nga kampi Roj në Siri
Gazetari e shoqëronte këtë video me shënimin “Shpresoj shume qe Jasmina e vogel te jete ne grupin e te riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tirane, e presin t’iu bashkohet sa me shpejt”
Kryeministri Edi Rama deklaroi se një tjetër operacion është në zhvillim e sipër por I cilësoi të vështira për shkak të pozicionit ku ndodhen këto kampe lufte.
Kreu i antiterrorist Gledis Nano thotë se pjesa më e madhe e atyre që nuk janë riatdhesuar ende janë në kampin Al Hol
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…