FOTO&VIDEO

Edi Rama ua heq një shpenzim në deti, çadrat dhe shezlonet pa pagesë – merrni me vete

Gjithë kosovarët e kanë bërë temë çmimin e çadrave në plazhet e Shqipërisë dhe Ulqinit. Sivjet ka shumë pikëpyetje se sa shumë nga ne do të kemi mundësi të shkojmë në deti, por edhe nëse shkojmë masa mbrojtëse do të aplikojmë.

E përveç masave mbrojtëse, do të kemi edhe pak lehtësira. Sipas kryeministrit Edi Rama, nuk do të ketë shumë polic e ushtarë në plazhe dhe synimi i tij është që përveç plazheve në pronë të hoteleve dhe para tyre, të gjitha hapësirat tjera do të jenë publik. Pra, nuk do të paguani çadra dhe shtretër, shkruan Reporteri.

“Nuk dua protokolle të komplikuara, se nuk duam plane për polic dhe ushtarë. Nuk do lejojmë më asnjë kontratë private për shezlone dhe çadra përveç hoteleve. Ndërkohë që të gjitha plazhet e tjera, do të jenë të lira publike. Do bëjmë plazh si dikur ne të dy, plazh me mjete rrethanore. Tani plazhet do të jenë masivisht publike. Nuk do të ketë më njerëz me hunj që të kërkojnë euro”, tha Rama në Opinion.
Ndërkohë sot Rama njoftoi se shpejt mund të hapen kufijtë me Kosovën dhe se turizmi mund të jetë shqiptar.
“Europa ka thënë se do të hapet për Shengenin duke filluar nga data 15 për të shkuar, disa vende duan ta bëjnë më herët. Ne duam që të arrijmë objektivin që brenda majit të mund të hapim të gjitha rrugët për shqiptarët. Dhe kur them për shqiptarët, kam parasysh ata të Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ata jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi i këtij viti do të jetë i fokusuar te shqiptarët”, -tha Rama.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Izraeli: Fluturojmë lirisht mbi Teheran, kemi shkatërruar sistemin mbrojtës të Iranit

Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…

45 minuta ago

Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…

2 orë ago

Ky është serbi, të cilit Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ia hoqi shtetësinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…

4 orë ago

Izraeli tregon me video se si e dinte vendndodhjen e saktë të raketave iraniane para se të sulmonte me raketa në Teheranin

Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…

6 orë ago

Konfirmohen gjithë komandantët e lartë iranianë të eliminuar nga Izraeli

Kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë nga sulmi i fuqishëm i Izraelit në…

9 orë ago