Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit patën mosmarrëveshje familjare.
Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.