Anisa Kostani, efektivja e policisë e cila dy ditë më parë u përfshi në një aksident automobilistik ka reaguar në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë ata që u shqetësuan për shëndetin e saj.
Në postimin e saj, Kostani nuk ka kursyer as ironitë për komentuesit, të cilët e kanë pyetur ““si është gjarpri”.
Ndërsa ju te tjerave qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri është me mire se kurrë, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shëndet”, shkruan policja.
Anisa Kostan u aksidentua me makinë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë, ndërsa ishte pasagjere në mjet.
27-vjeѯarja pësoi lëndime në trup dhe u transportua në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.
Ndërsa drejtuesi i mjetit River Durra, u ndalua nga policia, dhe rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.