Një çantë me plotë rripa të floririt, është gjetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Kahramanmaras të Turqisë.
Në anën tjetër akoma nuk dihet identiteti i pronarit të kësaj çante me plotë rripa të floririt, transmeton Telegrafi.
Pas tërmeteve shkatërruese që goditën jugun e Turqisë, përkatësisht në Kahramanmaras, mijëra ndërtesa u shembën dhe dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën.
E të gjitha gjësendet me vlerë që u përkisnin qytetarëve që humbën jetën nga tërmeti, janë nxjerrë nga rrënojat dhe i janë dorëzuar policisë.
Një video amatore shfaq punonjësit duke hapur çantën me plot rripa të floririt, që e gjetën gjatë largimit të rrënojave përballë bankës Halk në Kahramanmaras.
Në anën tjetër pas tërmeteve, autoriteteve të sigurisë u kishte dalë punë shtesë me hajnat që shfrytëzonin situatën kaotike për të kryer vjedhje nëpër objekte të rrënuara.
E ata që ziheshin ndëshkoheshin në mënyrën më brutale. Shumë video i shfaqnin policët duke i rrahur brutalisht hajnat. /Telegrafi./