Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi deklaroi se 6 gra serbe janë rrëmbyer në veri të Mitrovicës dhe dyshohet se po mbahen peng në vende të caktuara në territorin e Serbisë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Elezi u shpreh se bashkëshortët e grave të rrëmbyera, nuk kanë pranuar të jenë pjesë e grupeve kriminale serbe.
“Ne gjithomonë i referohemi informacioneve që i sigurojmë nga burime të caktuara. Pse i quajmë rrëmbime? Për faktin se në bazë të këtyre informacioneve, janë pikërisht bashkëshortët e tyre të cilët nuk kanë pranuar që të veprojnë në grupe kriminale, të cilat në vazhdimësi po kanosin qytetarët dhe kanë ushtruar dhunë, shkëmbim zjarri ndaj EULEX-it, Policisë së Kosovës.
Ka pasur mundësi komunikimi nga burime tona me njerëz të caktuar, por nëse a janë të njëjtët që kanë dhënë informacion në Policinë e Kosovës, këtë nuk mund ta them. Deri më tani nuk janë kthyer dhe dyshohet që mbahen në vende të caktuara në territorin e Serbisë”, theksoi ai.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…