POLITIKE

Eksperti i sigurisë: Hoti të kërkojë sqarime nga KFOR’i për patrullimin me xhandarmërinë serbe në territor të Kosovës

Eksperti i njohur i fushës së sigurisë, Ramadan Qehaja, ka cilësuar se hyrja e djeshme xhandarmërisë serbe në thellësi të territorit të Kosovës nuk përbën risi.

“Ata në vazhdimësi vijojnë të cenojnë integritetin territorial të Kosovës duke shkaktuar panik të popullata shqiptare e cila gjendet në dy anët e kufirit. Tashmë kemi mbase një pretendim të KFOR-it se dje ishte planifikuar një patrullim i përbashkët. Mirëpo pyetja shtrohet pse do të duhej të bëhej patrullimi në thellësi të territorit të Kosovës e jo në zonë neutrale apo edhe në territorin e Serbisë?”, është shprehur Qehaja, transmeton Klan Kosova.

“Komanda e KFOR-it duhet të jep shpjegim zyrtar për këtë dhe Kryeministri duhet të kërkojë shpjegime për këtë nga Komandanti i KFOR-it”.

Sipas tij institucionet e Kosovës duhet të mendojnë për prezencë të shtuar dhe vendosje statike të policisë kufitare në këtë dhe zona tjera.

“Kujtojmë se Serbia e ka të dislokuar xhandarmërinë vetëm në raport me kufirin me Kosovë e jo edhe me kufijtë të tjerë (atje patrullojnë njësitet e rregullta të policisë kufitare serbe). Formacioni i xhandarmërisë me defilimin dhe provokimin e saj shkakton frikë të qëllimshme dhe mund t’i kontribuojë ndonjë eskalimi të situatës”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago