Një këshilltar i lartë në ushtrinë britanike, ka vlerësuar se deri në 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në rajonin e Bakhmutit që nga maji i vitit të kaluar.
Ian Stubbs që është pjesë e delegacionit britanik në OSCE, ka thënë se Rusia po pëson “humbje tejet të mëdha” në fushëbetejë në tentim për ta marrë nën kontroll pjesën lindore apo që ndryshe njihet për fushat e kripës.
“Që nga maji i vitit të kaluar, nga 20 deri në 30 mijë pjesëtarë të Wagnerit apo forcave të rregullta ushtarake ruse janë vrarë apo plagosur në apo përreth Bakhmutit – një humbje e madhe e jetëve të njerëzve për një avancim territorial prej afro 25 kilometrave”, shtoi ai.
Ai tha se është një ekuivalent prej “800 ushtarëve të vrarë apo plagosur në çdo kilometër të fituar, e shumica e të vrarëve janë pjesëtarë të grupit mercenar Wagner”.
Në kohën e humbjeve të mëdha, ai theksoi se themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, “po ka vështirësi në furnizim me municion dhe armatim” në lindje të Ukrainës.
Grupit Wagner lufton përkrah forcave konvencionale ruse në Bakhmut, por themeluesi i këtij grupi vazhdimisht ka kritikuar lidershipin ushtarak të Moskës që nuk po i furnizojnë mjaftueshëm me municion.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…