Ish-Kryetari i Listës Serbë, tash kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviç në një intervistë për InDoks [prodhim i Insajderit] ka rrëfyer për situatën që ndodhet tani ish partia e tij Lista Serbe dhe sa e duan këtë parti serbët e veriut.
A ndihen të frikësuar nga Lista Serbe, serbët që jetojnë në veri? Politikani serb thotë se Lista Serbe nuk e ka as 50% të përkrahjes në popullin serb në Veri të Kosovës.
Madje ai thotë se ekziston dëshira që këtë parti ta eliminojnë politikisht.
“Mendoj që kushtet për zgjedhje nuk ekzistojnë, por ekziston dëshira te serbet që Lista Serbe politikisht të eliminohet”, shton ai në një intervistë për emisionin InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi.
“Dua të ju them si njeri, që njerëzit të cilët udhëheqin me Listën Serbe i kanë dhënë vetes të drejtë që Institucionet, ata jemi ne. Nëse Lista Serbe nuk është pjesë e pushtetit, institucionet nuk ekzistojnë. Kjo është një katastrofë që ne e kemi. Në anën tjetër nuk ekziston mënyra që të zëvendësohet Lista Serbe sepse atyre u janë dhënë të gjitha. Ata kontrollojnë institucionet e Serbisë dhe të Kosovës” thotë ai me tutje.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…