POLITIKE

“El Debate”: Pranimi i pasaportës së Kosovës, hapi i parë drejt njohjes

Vendimi i Spanjës për pranimin e pasaportës së Kosovës, duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sipas gazetës spanjolle “El Debate” të martën, paraqet “hapin e parë” drejt njohjes formale të pavarësisë së vendit të vogël ballkanik, derisa konsiderohet se ky akt do të nxisë pasionet e “nacionalistëve dhe mbështetësve” të pavarësisë së Katalonjës.

Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Logjika është shumë e thjeshtë – nëse Madridi pranon se Prishtina ka të drejtën e pavarësisë kombëtare, atëherë standardi i njejtë duhet të aplikohet edhe në rastin e Katalonjës, rajon ky që prej kohësh synon shkëputjen dhe pavarësinë nga Spanja.

“Dhe njohja e Kosovës ka qenë gjithmonë një kërkesë e baskëve dhe katalanasve të cilët e shohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë si një model për t’u ndjekur edhe pse Kosova ka shumë pak ngjashmëri me shtetin bask apo me Katalonjën”, shkruan gazeta e përditshme spanjolle në një artikull kushtuar polemikave në vend për vendimin e fundit të Qeverisë së Spanjës.

Njohja e pasaportës kosovare, përkundër faktit se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndonëse shpesh tregohet konstuktive sa i përket proceseve integruse të vendit, ka hapur sërish çështjen e rebusit Kosovë-Katalonjë në politikën spanjolle. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, akuzohet nga partitë opozitare për nxitjen e lëvizjeve seperatiste.

Një zyrtar nga radhët e lëvizjes katalanase për pavarësi “Bashkë për Katalonjën (Junts)”, pjesë e ekzekutivit spanjoll nën udhëheqjen e Partisë Socialiste të Punëtorëve (PSOE), ka thënë se janë të lumtur për liberalizimin e vizave për kosovarët dhe të gëzuar që do t’i anulojnë planet për të promovuar çështjen e pasaportave në Parlamentin e Spanjës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

2 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

2 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

17 orë ago