Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë ka njoftuar largimin nga roli i tij si “punonjës i posaçëm i qeverisë” në administratën e Donald Trump.
Në një postim në platformën X, Musk falënderoi presidentin për mundësinë që i ishte dhënë për të ndihmuar në drejtimin e të ashtuquajturit Departament i Efikasitetit të Qeverisë – ose DOGE, një përpjekje për të tkurrur qeverinë federale dhe për të reduktuar shpenzimet.
Por largimi i tij nuk është i rastësishëm.
Vetëm një ditë më parë, Musk u shpreh “i zhgënjyer” me propozimin buxhetor të Trumpit, i cili përfshin ulje taksash në vlerë triliona dollarë dhe rritje të shpenzimeve për mbrojtjen – pjesë kyçe e agjendës së Trumpit për mandatin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të BBC, Shtëpia e Bardhë ka nisur procedurat për largimin e tij të mërkurën mbrëma, edhe pse roli i tij ka qenë gjithmonë i përkohshëm.
Largimi i Musk vjen gjithashtu në sfondin e kritikave publike për ndikimin e DOGE në shkurtimet masive të vendeve të punës në sektorin publik federal – mijëra punonjës të administratës janë prekur deri më tani.
Me këtë lëvizje, marrëdhëniet midis Musk dhe Trump duken më të ftohta se kurrë, ndërsa teknologu miliarder kthehet të fokusohet te kompanitë e tij dhe, ndoshta, te ambiciet politike që nuk i ka mohuar asnjëherë publikisht.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…