POLITIKE

Elvis Hoxha i VV’së sulmon Adriatik Kelmendin: Cinik, dinak dhe i cekët

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar gazetarit Adriatik Kelmendit, pas intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Hoxha ka shkruar në Facebook se Kelmendi e ka marrë përgjigjen nga Kurti kur ai e ka pyetur se sa ka ndryshuar, mirëpo, që shton se vetë gazetari nuk ka ndryshuar aspak.

Hoxha thotë se pyetjet e djeshme të gazetarit në Rubikon kanë qenë të cekta.

“Pyetjet e djeshme të gazetarit të Rubikonit përmbanin të njëjtën cektësi cinike si dhe më parë. Me cektësinë dinake ai nuk kuptonte që kryeministri po i jepte dinjitetin e vendit duke i dhënë të drejtë tri herë gjatë bisedës. Nga ana e vet gazetari drejtonte të njëjtën pyetje pesë apo gjashtë herë.

Është e frytshme që gazetari ta mendojë veten të mençur e jo dinak. Nuk është më koha e dinakëve dhe cinizmit, por e mençurisë dhe respektit”, thotë ai.

Anëtari i LV-së thotë se duhet të ndryshojnë siç ka thënë ai klanet gazetareske dhe editorial në vend.

“Ne jemi mësuar të mendojmë se shoqëria ndryshon vetëm me ndryshimin e qeverive, por asnjëherë nuk mendojmë se dhe klanet gazetareskë dhe editorial mund dhe duhet ta pësojnë të njëjtin fat, pra të kuptojnë se kohët kanë ndryshuar dhe mendësia po ashtu”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

17 minuta ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

54 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago