POLITIKE

Elvis Naçi: Kam vendosur që spitalin t’ja shes Baba Mondit për 850 milionë, lekët ju siguroj se do t’ja jap shqiptarëve që të zgjidhin hallet

Imami Elvis Naçi ka vendosur të shesë spitalin që ka në pronësi pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën e dyshimtë se si ai arriti që ta blerë dhe burimin e të ardhurave.

Naçi thotë se spitalin do t’ja shesë Kryegjyshates Boterore Bektashiane për 850 milionë lekë të vjetra dhe paratë premton se do t’ja japë njerëzve të varfër.

Naçi ka qenë objekt i vëmendjes herë pas here ku fokus ka qenë pasuria e tij dhe blerjat e shtrenjta që ka kryer duke fshehur transparencën.

“Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per te blere Spitalin Continental me deshiren per te patur edhe ky Komunitet nje Spital si komunitetet e tjera Fetare, pervec kesaj Spitali Continental gjendet ne pronen dhe ndertesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre eshte qe te investojne ne te gjithe zonen dhe pronat e tyre! Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje.

Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, pervec Thumanes qe po shkon drejt perfundimit, ! Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e ndihmes se njerezve te pamundur por edhe sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve.

Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin”, shkruan Naçi ku ka zgjedhur që të mos publikojë asnjë faturë shoqëruese apo marrëveshje të firmosur duke hedhur sërish hije dyshimi mbi këtë lëvizje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago