KRYESORE

Emigrantët që hyjnë në BE, nuk përjashtohet rikthimi i vizave për Serbinë, në rrezik edhe Shqipëria

Numri në rritje i emigrantëve që hyjnë në vendet e BE-së nga i ashtuquajturi ‘itinerari ballkanik’, shqetëson Bashkimin Europian. Çështja është në fokus të një takimi Të ministrave të Brendshëm të bllokut në Bruksel.

Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ilva Johnason tha se nuk përjashtohet mundësia që të pezullohet liberalizimi për Serbinë, për shkak të mospërshtatjes së regjimit të vizave me atë të BE. Por burime diplomatike në Bruksel sugjerojnë se e rrezikuar mund të jetë edhe Shqipëria.

Serbia u lejon hyrjen pa viza në territorin e saj qytetarëve të disa shteteve të treta, të cilët më pas vazhdojnë udhëtimin drejt territorit të bllokut, problem ky që vlen edhe për Shqipërinë.

“Shpresoj se Serbia dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor do të bashkëpunojnë me ne dhe do të përshtatin regjimin e tyre të vizave me atë të BE-së. Në këtë moment kjo nuk është diçka që mund të përjashtohet”.

Ajo theksoi në veçanti faktin se qytetarët nga Kuba, Burundi, India dhe vendet tjera vijnë në numër më të madh në BE përmes Ballkanit. Disa prej shtetasve të këtyre vendeve, si psh ata nga India lejohen të hyjnë pa viza edhe në territorin e Shqipërisë.

Johnson njoftoi një seri takimesh, me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit gjatë javëve në vazhdim,, përfshirë edhe një në tiranë. Për çështjen e rritjes së numrit të migrantëve që shkojnë në BE përmes Ballkanit Perëndimor, foli edhe ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së unionit.

“Po shoh numër gjithnjë e më të madh të emigrantëve të cilët në BE po vijnë përmes ‘Itinerarit të Ballkanit Perëndimor’ dhe po i shohim pasojat në çdo cep të BE-së”.

Bashkimi Evropian mund të aktivizojë mekanizmat e pezullimit të vizave në rast se vlerëson se ekziston rrezik nga emigrimi masiv. Austria, Hungaria dhe Serbia u angazhuan të forcojnë kontrollin kufitar me Maqedoninë e Veriut për të ndalur rritjen e numrit të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, gjatë një takimi të përfaqësuesve të tri vendeve më 6 tetor në Beograd.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

3 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

3 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

5 orë ago