POLITIKE

Enver Hasani: Thaçi po synon të komandojë vullnetin politik në mënyrë jokushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesori Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka komentuar letrën e fundit të presidentit Hashim Thaçi drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes së cilës presidenti e njofton Kurtin se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën kushtetuese për formimin e qeverisë.

Por, Hasani ka thënë se presidenti ka ndërmarrë veprim jokushtetues, duke thënë se “të drejtat kushtetuese nuk mund të nënkuptohen se janë braktisur nga titullari dhe nuk mund të paragjykohet veprimi i titullarit, në këtë rast fituesit të zgjedhjeve sepse është jokushtetuese”.

“Në Kushtetutën tonë nuk ka një afat të tillë, por më lejoni të them se një afat të tillë nuk e kanë edhe shumica e kushtetutave që janë demokraci kushtetuese parlamentare sepse supozohet që vullneti politik gjithmonë, përmes kompromiseve dhe kështu me radhë, arrihet deri të një fillim i një procedure. Në këtë drejtim, do të thotë, Kosova nuk është vetëm sepse ky standard ekziston edhe në kushtetuta tjera, pra që cakton një afat, sepse nuk mund të diktohet përmes afateve se kur nis sepse supozohet që afatet rrjedhin përmes vullnetit politik të akterëve politikë në një shtet”, ka thënë ai.

Sipas tij, presidenti ka bërë gabim sepse e ka marrë si të mirëqenë dhe e ka paragjykuar mendimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e imagjinuar një afat që nuk ekziston dhe duke thënë se meqenëse nuk po dorëzon emër, në një afat që nuk ekziston, atëherë për pasojë ti e ke humbur, e ke braktisur të drejtën tënde kushtetuese.

“Kjo nuk shkon kështu sepse presidenti nuk mund të caktojë afate kushtetuese dhe presidenti nuk mund të paragjykojë dhe detyrojë forcërisht braktisjen e garancioneve kushtetuese që i ka fituesi i zgjedhjeve”, theksoi ndër të tjera Hasani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago