BOTA

Epstein kërkonte “Borëbardhën”, emaile të reja hedhin dritë mbi komunikimet e tij me ish-shefin e Barclays

Dokumente të reja të deklasifikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në pah detaje të reja mbi aktivitetet e Jeffrey Epstein dhe komunikimet e tij, përfshirë referenca të pazakonta që lidhen me personazhe si “Borëbardha”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Financial Times, më 20 qershor 2010 Epstein i shkroi një gruaje të paidentifikuar duke i kërkuar që të blinte një kostum të Borëbardhës, me qëllim realizimin e një fotografie. “Do të doja shumë të të bëja një foto me një kostum të Borëbardhës. Mund ta gjesh në një dyqan kostumesh”, shkruante Epstein, ndërsa ajo i ishte përgjigjur: “Po do ta pranoj!”.

Ky shkëmbim ndodhi vetëm tre javë përpara një emaili të dërguar më 10 korrik 2010 nga ish-drejtori ekzekutiv i Barclays, Jess Staley, drejtuar Epstein, ku bankieri shkruante: “Ishte argëtuese. Përshëndete Borëbardhën”. Ky mesazh është konsideruar një nga më të diskutueshmit në kuadër të marrëdhënies së tyre, të cilën Staley ka këmbëngulur se ishte thjesht profesionale.

Të njëjtat dosje përfshijnë edhe një email tjetër, të dërguar po më 20 qershor 2010 nga një grua e dytë e paidentifikuar, ku përmendet sërish “Borëbardha”. Dokumentet nuk japin informacion mbi moshën e grave dhe nuk është e qartë nëse referencat lidhen me të njëjtin person.

Jess Staley ka deklaruar se nuk kishte dijeni për, siç i ka quajtur ai, “aktivitetet monstruoze” të Epstein gjatë kohës që njiheshin. Ai është shprehur se nuk e dinte se kujt i referoheshin termat si “Borëbardha” apo personazhe të Disney-t në emailet e publikuara.

Ish-shefi i Barclays dha dorëheqjen në vitin 2021, pasi Autoriteti Britanik i Sjelljes Financiare (FCA) hetoi marrëdhënien e tij me Epstein dhe konstatoi se një letër e dërguar nga banka drejt rregullatorit ishte mashtruese, pasi minimizonte afërsinë e lidhjeve mes tyre. Vitin e kaluar, Staley dështoi në përpjekjen për të rrëzuar ndalimin e përjetshëm për të mbajtur poste drejtuese në sektorin financiar.

Gjykata vendosi se Staley kishte vepruar “pa integritet” duke miratuar komunikime zyrtare që nuk pasqyronin realisht natyrën e marrëdhënies së tij me Epstein.

Dokumentet e reja zbulojnë gjithashtu shkëmbime të tjera mes Epstein dhe grave të paidentifikuara, ku përshkruhen vajza dhe gra të reja. Një email i prillit 2010 përmend se “Milani mund të jetë interesant”, ndërsa një mesazh tjetër i shtatorit përmban një referencë përshkruese për një grua të identifikuar si “21”. Avokati i Jess Staley nuk ka komentuar ende mbi zbulimet e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago