Dy punonjës ndërtimi humbën jetën në Poloni, si pasojë e rrëzimit të një vinçi për shkak të erës së fortë që arrinte deri 150 km/h.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Krakov dhe u filmua nga kamerat e sigurisë të një objekti pranë.
Në video shihet qartë shpejtësia e erë që kishte ngritur në ajër dhe shumë objekte të reja që rrethonin objektin në ndërtim.
Prej disa ditësh Europa është goditur nga stuhia Eunice e cila ka shkaktuar dhe viktima në disa vende.