POLITIKE

Erdogan: Fati i muslimanëve në botë jo në duart e 5 vendeve

Fati i 1.7 miliardë muslimanëve në botë nuk është më në duart e pesë anëtarëve përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Samitit të Kuala Lumpur në kryeqytetin e Malajzisë, Erdoğan, përsëriti se bota është më e madhe se pesë, duke iu referuar pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, fuqia e vetos së të cilave mund të jetë katastrofike për kombet më të vogla.

“Bota është më e madhe se pesë” është një parullë e famshme e përdorur në mënyrë të përsëritur nga Erdoğan për të kritikuar anëtarët përhershëm të OKB-së, që janë Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Erdoğan po ashtu tha se Turqia nuk i është përkulur presionit për të heshtur atë, përfshirë tentimin për grusht shteti, terrorin ekonomik dhe shpifjet.

“Derisa ata përpiqen të heshtin Turqinë, ne insistojmë t’i kushtojmë vëmendje Palestinës, Gazës, Rohingya, Libisë, Somalisë dhe Sirisë”, tha ai.

Në ceremoninë e hapjes, emir i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti iranian, Hassan Rouhani si dhe nikoqiri, kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, mbajtën fjalime.

Qindra zyrtarë qeveritarë, biznesmenë, përfaqësues të shoqërive civile dhe ekspertë nga sektorë të ndryshëm në të gjithë botën muslimane marrin pjesë në samit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

45 minuta ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

3 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

5 orë ago