Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi më 5 shkurt se ka dalë pozitiv për sëmundjen COVID-19.
Ai tha se nuk ka simptoma të rënda të sëmundjes.
“Pas disa simptomave të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për COVID-19. Fatmirësisht, ne kemi infektim të lehtë dhe kuptuam se jemi të infektuar me variantin Omicron” të koronavirusit, shkroi Erdogan në rrjetin social Twitter.
Bugün hafif belirtiler üzerine eşimle birlikte yaptırdığımız COVID-19 testimizin sonucu pozitif çıktı. Omicron varyantı olduğunu öğrendiğimiz hastalığı hamdolsun hafif geçiriyoruz.
Görevimizin başındayız. Çalışmalarımıza evde devam edeceğiz. Dualarınızı bekliyoruz.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 5, 2022
Presidenti turk shtoi se do ta vazhdojë punën nga shtëpia.
Autoritetet shëndetësore në Turqi kanë thënë se pothuajse të gjitha rastet e reja me koronavirus në këtë shtet janë me variantin shumë ngjitës, Omicron.