POLITIKE

Erdogan-Izraelit: Ju keni një bombë bërthamor dhe po na kërcënoni

Turqia e konsideron Izraelin një shtet terrorist. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në parlament lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë për Tel Avivin, ndërsa sfidoi kryeministrin Benjamin Netanjahu të tregonte nëse Izraeli posedon ose jo bomba bërthamore.

“Hej, Izrael! Ju keni një bombë bërthamor dhe po na kërcënoni ne me atë armë. Ne e dimë këtë. Por, po të vjen vdekje. Pavarësisht nëse zotëroni një bombë atomike, apo çfarëdo arme qoftë ajo, ju do të zhdukeni”, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Ai akuzoi Izraelin se po kryen një gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza dhe paralajmëroi me ngritjen e një çështjeje ligjore ndërkombëtare.

“Aktualisht mijëra avokatë po e ngrenë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Izraeli po kryen një gjenocid dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme lidhur me këtë çështje”.

Erdogan duke folur në parlamenti mbrojti Hamasin duke thënë se është një parti politike që fitoi zgjedhjet në Palestinë.

“Pasi fituan zgjedhjet, ju i hoqët të drejtat atyre. Kush e bëri këtë? Sërish, Izraeli dhe Amerika iu hoqën të drejtat së bashku”.

Presidenti turk njoftoi se në samitin e Bashkëpunimit të Organizatës Islamike është marrë vendimi për herë të parë, që pushtuesit izraelit të konsiderohen terroristë. Gjithashtu u miratua krijimin I një fondi për rindërtimin e Gazës dhe mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje./a2cnn/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

22 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

7 orë ago