Presidenti Erdogan mbështet idenë e homologut rus Putin për të ndërtuar një qendër gazi në Turqi.
Një ide të tillë shefi i Kremlinit e propozoi pak ditë më parë.
Sipas tij, çështja bazohet në mundësinë e ndërtimit të një sistemi tjetër gazsjellësi dhe krijimit të një qendre në Turqi e cila do të furnizojë vendet e treta, para së gjithash vendet evropiane, nëse ato janë të interesuara.
“Në takimin e fundit, ne ramë dakord me Putin. Dhe ne do të krijojmë një qendër shpërndarjeje te gazit që vjen nga Rusia. Ai ja shpjegoi botës me fjalët e tij duke theksuar se Europa mund të furnizohet me gaz natyral nga Turqia”, u shpreh Erdogan.
Sipas liderit turk, qendra planifikohet të ndërtohet sa më shpejt. Vendi më i përshtatshëm është rajoni i Trakës në pjesën europiane të Turqisë, ku shtrihet një degë e gazsjellësit ‘Turkish strem’.
Kreu i Gazprom, Alexei Miller nuk përjashtoi mundësinë që të gjitha vëllimet e humbura të transferohen në qendrën turke, sasi e dërguar më parë në Evropë përmes tubacioneve të sistemit Nord Stream.
Në të njëjtën kohë, vëzhguesit vërejnë se problemi kryesor me këtë projekt është mungesa e garancisë për pjesëmarrjen e blerësve evropianë pasi refuzojnë gazin rus. Më herët Ankaraja dhe Stambolli u vizituan nga Ndihmës Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Elizabeth Rosenberg.
Delegacioni amerikan ka diskutuar me homologët turq respektimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar të bindë Ankaranë që të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Moskës.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…