POLITIKE

‘Erdogan sulltani, Rama pashai’, si e komentojnë mediat greke vizitën e presidentit turk në Shqipëri

Në prag të vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Tiranë, mediat greke kanë komentuar qëllimet e ardhjes së tij sipas tyre, në vendin tonë.

Disa nga portalet dhe gazetat e njohura në shtetin helen shkruajnë se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tiranës janë aq të ngushta sa presidenti Erdogan konsiderohet si sulltan dhe kryeministri Rama si pasha, duke iu referuar kohës kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Më tej të përditshmet greke shkruajnë se Ankaraja do të ushtrojë presion ndaj vendeve të tjera për të njohur Pavarësinë e Kosovës përmes marrëveshjeve sekrete, me kusht që Prishtina dhe Tirana të dëbojnë gylenistët.

Mediat pretendojnë se Erdogan po kërkon të krijojë Shqipërinë e Madhe, të cilën e sheh si provincë të Perandorisë Osmane.

“Nga sa më sipër kuptojmë se vizita e Erdoganit në Shqipëri ka për qëllim garantimin e mbështetjes për mikun e tij, Rama, në mënyrë që Shqipëria të mos anëtarësohet menjëherë në BE dhe sigurisht jo përpara zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke u përpjekur kështu të luajë rolin e rregullator të zhvillimeve në Ballkan, duke lëvizur fijet për krijimin e Shqipërisë së Madhe, të cilën e sheh si një provincë të Perandorisë Osmane që kërkon ta ringjallë”, shkruajnë mediat greke.

Në 17 janar, presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë me rastin e inaugurimit të shtëpive të ndërtuara nga turqit, për banorët që mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

45 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

21 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago