Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë një fjalimi në Stamboll se nuk do të lejojë opozitën lokale të sulmojë Vladimir Putinin dhe Rusinë.
“Mirupafshim Kemal (nënkupton Kemal Kılıçdaroglu) po sulmon Putinin, Rusinë. Unë nuk mund ta lejoj këtë. Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk janë më pak të rëndësishme sesa me Uashingtonin”, tha kreu i shtetit.
Më 7 maj, Erdogan u tregoi mbështetësve të tij një video ku pamjet e një fjalimi të kundërshtarit të tij kryesor, kandidatit të Aleancës Popullore të opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, u redaktuan pranë një imazhi të Murat Karayil, liderit të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit. Më von u vërtetua seë videoja ishte ‘deep fake’. Nga ana tjetër, Kılıçdaroğlu e konsideroi këtë një komplot pas të cilit qëndrojnë rusët. Erdogan sot tha se opozitarit duhet t’i vijë turp për deklarata të tilla.
Nga ana tjetër, sekretari i shtypit i Presidentit të Rusisë Dmitry Peskov, duke komentuar akuzat e Kılıçdaroglu, vuri në dukje se Moska nuk ndërhyn në politikën e brendshme dhe në proceset zgjedhore të shteteve të tjera.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të mbahen nesër më 14 maj.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…