Është arrestuar një nga kërcënuesit e Behgjet Pacollit

Personi me inicialet E.H kohëve të fundit në vazhdimësi ka kërcënuar ish – Presidentin dhe ish Ministrin e Jashtëm z. Behgjet Pacollin me vrasjen e tij dhe me kidnapim dhe vrasjen e fëmijëve të tij.

Policia e Kosovës para ditsa dite ka arrestuar atë, me dyshimin se i njejti nëpërmjet mesazheve telefonike pos shantazheve, presioneve e kërcënimeve ai është paraqitur edhe në emër të një nga institucionet e Kosovës.

Indeksonline ka mësuar se Behgjet Pacolli i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, ka denoncuar këtë rast në policinë e Kosovës, e cila pastaj ka proceduar me mbledhjen e provave dhe arrestimin e personit.

Siç mirret vesh zoti Pacolli ka angazhuar avokatët e vet dhe do ti përndjekë kudo që janë ata që ndaj tij perdorin gjuhë urrejtjeje, fyese e kërcënuese. Ai shkurt ishte prenoncuar; “Kam duruar tepër këto falanga fashiste dixhitale” ka thënë Pacolli