POLITIKE

Eurodeputeti slloven: Vuçiqi po e mashtron Amerikën dhe BE-në për Kosovën

Eurodeputeti slloven, Klemen Groshelj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i mashtron SHBA-në dhe BE-në për punën rreth Kosovës.

Ai në Euronews Albania ka folur për situatën dhe ka treguar se çfarë loje po luan Vuçiqi në Serbi.

Është shumë e thjeshtë, sepse Serbia shihet si një nga lojtarët kryesorë në Ballkanin Perëndimor. Pra, të gjithë presin që të sigurojmë që Serbia të jetë lojtari pozitiv në Ballkan. Por mendoj se duhet të diferencojmë midis asaj se cila është qeveria e Vuçiqit në Serbi dhe cilat janë aspiratat e popullit serb. Besoj akoma, jam shume i bindur, se populli serb do të jetë pjesë e familjes dhe komunitetit në Bashkimin Evropian. Ndërsa Vuçiqi dhe elita politike në Serbi po luan një lojë tjetër, duke përdorur këtë aspiratë të popullit serb vetëm për të ndenjur në pushtet. Sepse kur procesi i vërtetë i pranimit do të fillojë, kur të zbatohen këto reforma, është shumë e dukshme që mbretërimi i Vuçiçit në Serbi do të fillojë të zvogëlohet. Do të ketë një sërë mundësish për pikëpamje të ndryshme në Serbi. Këtë po mbron tani Vuçiçi tani.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka kërkuar një marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe jo marrëveshje të përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Fatkeqësisht, mendoj se shumica e komunitetit ndërkombëtar po përqendrohet më shumë te zgjidhja e këtij problemi. Të bëjmë diçka për të ndaluar tensionet që janë të pranishme tani, pastaj do të përpiqemi t’i zgjidhim më vonë problemet e tjera. Kjo është vërtetuar se s’ka qenë kurrë e suksesshme dhe nëse shikoni ç’ndodhi në Bosnje pas marrëveshjes se paqes ne Dejton, këto janë mësimet që duhet të kujtojmë të gjithë. Duhet të kemi zgjidhje gjithëpërfshirëse, jo të përkohshme.” – ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

24 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

18 orë ago