Ish-kryeministri holandez katolik, Dries van Agt, ka vdekur nga eutanazia, dorë për dore me gruan e tij Eugenie. Të dy ishin 93 vjeç.
Vdekjet e tyre të hënën që lamë pas, shihen si pjesë e një tendence në rritje në Holandë për “eutanazinë e dyfishtë”.
Edhe pse ende e rrallë, eutanazia e çifteve u konstatua për herë të parë në një rishikim të të gjitha rasteve në vitin 2020, kur 26 personave iu dha eutanazia në të njëjtën kohë me partnerët e tyre. Shifrat u rritën në 32 vitin e ardhshëm dhe 58 në 2022.
Sipas mediave holandeze, Van Agt, kryeministër mes viteve 1977 dhe 1982 dhe lideri i parë i partisë së Apelit Kristian Demokrat, mund të ketë qenë katolik, por gjithmonë ka zgjedhur rrugën e tij, së bashku me gruan e tij prej 70 vitesh, të cilën e ka quajtur gjithmonë “Vajza ime”.
Forumi i të Drejtave, një grup pro-palestinez që Van Agt krijoi në vitet e tij të mëvonshme, njoftoi lajmin për vdekjen e tyre “së bashku dhe dorë për dore”.
Drejtori Gerard Jonkman i tha transmetuesit NOS se të dy ishin shumë të sëmurë, por “nuk mund të qëndronin pa njëri-tjetrin”.
Van Agt nuk ishte shëruar kurrë plotësisht nga një hemorragji në tru në vitin 2019.
Elke Swart, zëdhënëse e Expertisecentrum Euthanasie, e cila plotëson dëshirën e eutanazisë së rreth 1000 njerëzve në vit në Holandë, tha se kërkesat e çdo çifti për vdekje të asistuar u testuan kundër kërkesave strikte individualisht dhe jo së bashku.
Interesi për këtë po rritet, por është ende i rrallë.
Është një shans i pastër që dy njerëz të vuajnë në mënyrë të padurueshme pa asnjë perspektivë lehtësimi në të njëjtën kohë… dhe që të dy dëshirojnë eutanazi.
Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar kanë qenë të ligjshme në Holandë që nga viti 2002 për gjashtë kushte, duke përfshirë vuajtje të padurueshme, asnjë perspektivë lehtësimi dhe një dëshirë të gjatë dhe të pavarur për vdekje.
Një specialist i dytë duhet të konfirmojë dëshirën dhe shumica e rasteve kryhen nga mjeku i familjes në shtëpi.
Edhe pse çiftet përbëjnë një përqindje të vogël të vdekjeve nga eutanazia 8720 raste, ose 5.1% e të gjitha vdekjeve holandeze në vitin 2022, Fransien van ter Beek, i cili kryeson fondacionin NVVE pro-eutanazisë, tha se shumë njerëz e shprehin këtë dëshirë.
Ajo shtoi se kjo nuk ndodh shumë shpesh sepse nuk është një rrugë e lehtë.