POLITIKE

“Evropa është zgjuar” – pas samitit reagojnë disa prej liderëve evropianë

Pas samitit për Ukrainën të liderëve evropianë, ka pasur reagime prej disa prej tyre.

Së pari ishte kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Ai ka postuar në X për të thënë “Evropa është zgjuar”, krahas një fotografie të liderëve në samitin më herët sot.

Tusk thotë se të pranishmit “të gjithë flasin me një zë për ndihmën ndaj Ukrainës, nevojën për bashkëpunim të ngushtë transatlantik dhe forcimin e kufirit lindor”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar duke thënë se “e vetmja gjë që absolutisht nuk mund ta përballojmë është një paqe në Ukrainë që nuk zgjat”.

Ajo vazhdon: “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vlerësojmë atë që po propozohet, veçanërisht në përgjigje të kësaj pyetjeje kyçe: a mund të cenohet kjo paqe? Sepse, për fat të keq, ne e kemi parë këtë të ndodhë në të kaluarën.”

Po ashtu ka pasur reagim edhe nga kancelari gjerman në largim Olaf Scholz, i cili përmend se të qenit “aleatë transatlantikë” në NATO mbetet “çelësi për sigurinë” në SHBA, Kanada dhe Evropë.

Ai thotë se aleanca është forcuar vitet e fundit “me anëtarë të rinj dhe shpenzime të mbrojtjes” dhe kjo është “rruga që do të vazhdojmë të ndjekim edhe në të ardhmen”.

Kryeministri holandez Dick Schoof, gjithashtu në X, përsërit se Evropa “duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë për kontinentin tonë” dhe shton se “marrëdhëniet e mira transatlantike janë gjithashtu të domosdoshme”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

9 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago