OPINION

Fakte katastrofike politike dhe ekonomike nga bota arabe

Nga Sami Kulejb

Shumë vende arabe kanë humbur rolin e tyre të mëparshëm dhe aktualisht po jetojnë në përpjekje për një lloj stabiliteti, megjithëse pa një rol dhe ndikim të rëndësishëm në realitetin socio-politik. Sa i përket “patronëve” historikë dhe mbrojtësve të këtyre vendeve, ata vetëm po rrisin ankthin për konfliktet e tyre globale, në të cilat bota arabe shpesh shndërrohet në arenw pwrplasjesh për shumë e shumë arsye, ku pasuritë e saj janë kryesore.

Kështu, Libani ngadalë por me siguri po humbet rolin e tij historik si seli e bankave, parave, shërbimeve të turizmit, si një fener i mediave të lira dhe një strehë për të gjithë ata që kanë shpëtuar nga tirania dhe shtypja nga regjimet e tyre. Për më tepër, Libani ishte në gjendje të çlirohej vetëm me ndihmën e forcave të tij.

Në Irak, varfëria dhe ndarjet po rriten dita ditës, dhe roli i tij i mëparshëm kryesor në rajon si vend i përparimit shkencor, ia ka lënë vendin konfliktit SHBA-Iran, ndërkohë që politikanët e tij nuk janë në gjendje të përcaktojnë dhe gjurmojnë vetë të ardhmen.

Libia e shkatërruar dëshmon luftën e përgjakshme të “gjelave” vendas në tokën e saj, duke hapur dyert e saj për të gjitha ndikimet e jashtme, si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi, në mes të konfliktit arab dhe rajonal dhe duke luftuar për të ardhmen e saj dhe rolin e dyshimtë të Lidhjes së Shteteve Arabe, e cila më parë ka legalizuar pushtimin e Libisë , si dhe okupimin e Irakut nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Nëse kalojmë në Algjeri dhe Sudan, do të shohim një zvogëlim të roleve të tyre kryesore rajonale si një çmim për të kërkuar stabilitet pas revolucioneve në këto vende. Përveç kësaj, ka përpjekje të vazhdueshme nga vendet e huaja për të ndryshuar kursin e tyre politik, i cili mund të duket i vështirë për t’u zbatuar në Algjeri për shkak të historisë revolucionare dhe ideologjisë së ushtrisë së saj, por mund të ketë sukses në tërheqjen e Sudanit përgjatë boshtit të Gjirit.

Related Post

Për sa i përket Sirisë, ajo po mbytet në një krizë ekonomike gjë që e detyron t’i dorëzohet Iranit dhe Hezbollahut, duke pranuar zgjidhje politike me shumë lëshime.

Në Egjipt, i cili duhet të luajë rolin e atdheut të të gjithë arabëve, kufiri i sigurisë rajonale është zvogëluar gjithnjë e më shumë.

Ndërsa për shtetet e Gjirit, përveç konflikteve të tyre të brendshme dhe tendencave të kundërta, si dhe luftës jemenase e cila ka humbur të gjitha arsyet, ato duket se po presin për ndryshime të mëdha rajonale dhe ndërkombëtare dhe transformime që nuk do të vijnë kurrë. Sidoqoftë, në realitet, shtetet e Gjirit jetojnë në kushte të dobëta dhe të vështira të ekspozuara ndaj ndikimit ndërkombëtar; konflikti me Iranin, hyrja e fortë dhe e drejtpërdrejtë e Turqisë në konflikte në Lindjen e Mesme, si dhe infiltrimi dinak i Izraelit dhe përpjekjet për të mbajtur telat në duar dhe për të menaxhuar situatën në Lindjen e Mesme në favor të tij, gjë që u konfirmua nga të ashtuquajturës “Marrëveshja e Shekullit”.

Pasuria e vjetër e arabëve është plaçkitur dhe disa konflikte të reja janë përqendruar në vendet me zbulime premtuese të naftës dhe gazit nga Libia, përmes Sirisë, Irakut dhe Libanit deri në brigjet e Palestinës.

Arabët nuk dinin të shfrytëzonin konfliktin midis Amerikës nga njëra anë dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër.

Cilësia e gjeneratave të reja të arabëve është se ata nuk besojnë në asgjë dhe askënd. Ata kanë humbur besimin tek të gjithë politikanët. Ata po kërkojnë diçka të re, dhe nuk dinë saktësisht se çfarë kërkojnë. Përvoja e tyre është e vogël dhe ambicia e tyre është shumë e madhe.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

2 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

3 orë ago

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

6 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

6 orë ago

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vr*t komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…

6 orë ago

Erdogan reagon ashpër pas sulmit izraelit ndaj Iranit: Po çoni botën në katastrofë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite ndaj…

9 orë ago