FOTO&VIDEO

“Falenderoj sponsorat rusë” Flori bën ironi me Ramën dhe fton personazhet publikë: Mos u merrni me klikime, ejani në protestë

Nga protesta kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë, foli edhe aktori i humorit Florian Binaj këtë të martë.

Ai fillimisht falënderoi sponsorët rusë në mënyrë ironike, duke iu referuar deklaratave të Ramës dhe shtoi se shqiptarët që po lënën vendin kush po i sponsorizon.

Binaj kishte edhe një thirrje për kolegët e tij dhe personazhet publikë që të vijnë dhe të protestojnë me ta në sheshe.

Binaj: Unë dua të bëj një falënderim për sponsorat rus që na kanë sponsorizuar ne që të dalim në protestë. Kush shan për sponsora rusë, ai që qeverinë e ka bërë si ajo vodka Absolut, vetëm ai! E zëmë se paskemi marrë lekë nga Rusia, po ata që kanë lënë vendit kush i ka sponsorizuar. Po ata profesionistë që kanë ikur jashtë, Rusia i ka sponsorizuar?

“Ramoviçi është pervers”, qytetari: Kjo tokë është larë me gjak, mos ta lëmë në dorën e horrave
Edhe Putini ka opozitë, e lë, por nuk e pyet, ndërsa ky i joni as e lë dhe as e pyet. Kush është më i keqi në këtë rast? Unë ju ftoj të gjithëve, sidomos personazhet publikë, që të mos merren me klikime, por të vijnë këtu te protesta sepse kjo është betejë për të vërtetë, sepse kemi 30 vite që ushqehemi me gënjeshtra. Sa kohë do të ushqehet gënjeshtra drejtësia nuk do të vijë. Të marshojmë të shtunën të tregojmë se ne nuk na blen kush.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

54 minuta ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

13 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

15 orë ago