Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së i reagon Edi Ramës: Vrasja e Ahmet Krasniqit, Ali Ukës, Ilir Konushevcit…

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi partia Socialiste e Edi Ramës, propozoi rezolutë kundër Dick Martit dhe në mbrojtje të Hashim Thaçit.

“Edi Rama do të duhej të bënte një kërkesë reale, konkrete organeve të drejtësisë shqiptare që të hetojnë një seri vrasjesh të figurave të eminente politike e ushtarake; vrasja e gazetarit Ali Uka, komandant Ilir Konushevci, ministrit Ahmet Krasniqi e krime të tjera politike që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë periudhës kohore 1998-2000 teksa ai merret me iluzione, duke hargjuar energji kot…”, shkruan ndër tjerash familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Edi Rama po kerkoka diçka qe edhe Gjykata Speciale ka hedhur poshtë , trafikimin e organeve .Edi po mundohet të gëlltitë premtimet e rreme që i bëri të akuzuarit kryesor, partnerit të tij.

-ata nuk po akuzohen për trafikim organesh por për urdhërvrasje oponetësh politik, siç shkruan ne aktakuzën e Prokurorit te Dhomave të Posaçme.

– këto janë përpjekje ordinere të Edi Ramës sa për të hedhur sy njerëzve dhe ushqyer, ëndrra e shpresa, të rreme…

-kryeministri i Shqipërisë po del të jetë aq ‘injorant’ sa nuk e ditka që ata nuk akuzohen për trafikim organesh, por për urdhër dhënie dhe ekzekutime sistematike të rivalëve politikë.

-broçkullat e këtilla të Edi Ramës e lanë Shqipërinë pa u integruar në BE, dhe madje iniciativat e këtilla mund ta izolojnë edhe me tutje Shqipërinë.

-krimi i organizuar bën ligjin në Shqipëri e Edi merret me punët që godasin politikisht Shqipërinë dhe ekonomikisht, qytetarin e varfër shqiptar.

-raporti i Dick Martyt ishte skandaloz prandaj edhe pretendimet e tij ranë poshtë për këtë gjë nuk nevojitet rezolutë shoku Edi.. lëri dokrrat e merru me punë konkrete, lufto krimin e organizuar në Shqipëri nëse do të integrohesh në BE.

– Gjykatën Speciale e themeloi Parlamenti i Kosovës dhe dorën në zemër, meritë të veçantë për themelimit të kësaj Gjykate kishte edhe Hashim Thaçi që kësaj radhe ra n’kurthën e vet.

-kjo Gjykatë ka një mandat 1998 -2000 dhe Prokurori Amerikan i Dhomave të Specializuar po heton këtë periudhë kohore që kanë ndodhur krime në Shqipëri dhe Kosovë.

– Edi Rama do të duhej të bënte një kërkesë reale, konkrete organeve të drejtësisë shqiptare që të hetojnë një seri vrasjesh të figurave të eminente politike e ushtarake;

-vrasja e gazetarit Ali Uka, komandant Ilir Konushevci, ministrit Ahmet Krasniqi e krime të tjera politike që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë periudhës kohore 1998-2000 teksa ai merret me iluzione, duke hargjuar energji kot..