Më 17 korrik humbi betejën me COVID-19 polici nga Gjakova, Ilir Gjokaj, i cili ishte vetëm 39 vjeçar.
Familja e tij reaguan duke e kujtuar me shumë pikëllim policin, por nuk u ndalën me kaq.
Reporteri.net mëson se gruaja dhe motra e policit Gjokaj, ditën e djeshme kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, duke thënë se dyshojnë në trajtimin që ka marrë në Spitalin e Gjakovës.
Sipas burimeve brenda Spitalit, familja po dyshon se Iliri nuk u trajtua si duhet dhe, sipas tyre, kjo solli deri tek humbja e jetës.
Iliri që la pas gruan me dy fëmijë, ishte hospitalizuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë që nga 10 korriku, ku vdiq pas 7 ditësh.