Anonymous Albania, faqja e njohur e hakersave shqiptarë ka sulmuar faqen online të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke i nxjerrë jashtë funksionit.
Autorësinë e këtij veprimi e kanë konfirmuar vetëm administratorët e Anonymous Albania të cilët sqarojnë se ky vendim vjen në shenjë proteste kundër paketës së ‘Anti Shpifje’, që i jep të drejtën AMA-s që të bllokojë mediat dhe t’i gjobisë ato.
“Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik!Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e Anonymous Albania.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…