Fashisti serb Millan Knezheviq: Nëse vij në pushtet, do ta synoj tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi

“Nëse do të kem rast të vij në pushtet, do ta bëj të pamundurën që Mali i Zi ta fshijë njollën e errët dhe të tërheqë njohjen e shtetit të rrejshëm, Kosovës” ka thënë lideri i Frontit Demokratik malazez, Milan Knezheviq, për gazetën serbe Veçernje Novosti.

Sipas tij, njohja e Kosovës është “vendimi më i turpshëm në historinë e Malit të Zi, gjë të cilën e kundërshtojnë 85% e banorëve”.

“Nëse njohjen e tërhoqi Papua New Guinea, ndoshta kemi përgjegjësi më të madhe”, ka komentuar Knezheviq.