Për Aleksandër Vulin, Kosova vendimet për vendosjen e reciprocitetit në raport me Serbinë sa i përket targave dhe kalimit të qytetarëve serb nga Serbia për në Kosovë, nuk i ka marrë vetë, por në koordinim me partnerët ndërkombëtarë në atë mënyrë për t’i acaruar marrëdhëniet me Serbinë deri në prishjen totale të tyre.
Ministri i Brendshëm serb, i frustruar jashtë mase, qëllimin e vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës i lexon si provokim për Serbinë, në atë mënyrë që kjo e fundit të reagojë ushtarakisht, pas së cilës pason kaosi.
“Shefët e tyre thanë se duhet bërë, dhe kjo është një formë presioni ndaj Vuçiçit që të tërhiqet, të largohet nga politika e jashtme e Serbisë”, ka thënë Vulin në një intervistë për televizionin pro-qeveritarë serb, TV Pink.
Sipas Vulin, serbët në Veriun e Kosovës dëshirojnë të jetojnë normalisht.
“Na lini të qetë, mesazhet që i vijnë Serbisë zakonisht janë të llojit poshtërues, nga ne kërkohet që ta ulim kokën, të tërhiqemi, por Vuçiç është ai që mund të durojë çdo gjë”.
Për Vulin, ushtria serbe është më e përgatitura në rajon.
“Ushtria është shumë më e pajisur se sa që ishte. Ne nuk kërcënojmë, por po them të mos përpiqen t’i dëbojnë fëmijët serbë nga Veriu i Kosovës”