Pas ndarjes nga jeta të akademikut Moikom Zeqo, një mesazh ngushëllimi ka shprehur edhe miku dhe kolegu i tij, pedagogu Fatos Tarifa. Me nota trishtimi ai shkruan:
“Sot, Moikomi, nuk është më mes nesh. Na la! Dhe ne e humbëm atë! Shokun tonë! Njeriun e ditur! Poetin e shkëlqyer! Krijuesin e pashterrur në çdo lëmi të kulturës e të artit! Qytetarin kurajoz! Njeriun e mirë! Moikomin tonë! Dhimbja është e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera shkojnë për familjen e tij”