Anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu e ka quajtur rrugaç dhe legen ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit u doli në mbrojtje policëve që e arrestuan Fazliun.
Përmes një postimi në Facebook, Fazliu ka shkruar se kurrë nuk është treguar i fortë me në raport me institucionet.
“Xhelal rrugaçi, unë nuk jam legen si ti me i gjujtë e sulmu policët dhe kurre në jetën time nuk jam shitë i fortë në raport me institucionet, sepse unë kam bërë diçka për këtë vend! Andaj ti rrugaç që je veshur me petkun e ministrit ndali sojin tënd dhe mos i mvesh me petkun e institucioneve dhe shtetit për t’i fyer e sulmuar njerëzit qe s’bejnë asnjë faj të vetëm!!”, shkroi Fazliu.
Ai i tha Sveçlës që të mos e shftytëzojë ligjin për ta luajtur të fortin.
“Po pajtohem askush mbi ligjin, por edhe askush e as ti bandit e rrugaç mos u mundo me shfrytezu gjoja ligjin për të luajtur të “FORTIN” ti je vetëm një legen dhe rrugaç (i veshur me pushtet) asgjë më shumë! P.S shifë vetën tënde rrugaç ordiner në foto je TI apo jo!”, shkroi Fazliu.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…