Emrat e rrugëve të Tiranës u mbuluan me emra të grave të vrara nga burrat e familjeve të tyre.
Mbrëmjen e djeshme aktivistët e Kolektivit Feminist në Tiranë ndërmorën një aksion për gratë e vrara nga “dhuna patriarkale në Shqipëri”.
20 emrave të rrugëve të kryeqytetit iu ngjitën përsipër përkohësisht emrat e 20 viktimave që u vranë përgjatë vitit 2021.
“Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri”, ka thënë Kolektivi Feminist.
Ato thanë se vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike.
“Adresimi i tyre meriton vëmendje gjithëpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, thuhet në njoftim./Euronews/
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…