Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë një fenomen të pazakontë të njohur si “Shi i Kuq”, sipas paralajmërimeve të shkencëtarëve evropianë të klimës.
Ekspertët nga Copernicus Atmosphere Monitoring Service kanë bërë të ditur se një re pluhuri i kuq nga Sahara po lëviz drejt Evropës dhe do të arrijë mbi Britani, ku do të përzihet me reshjet e vazhdueshme të shiut. Ky kombinim pritet t’i japë reshjeve një nuancë të kuqërremtë.
Sipas shkencëtarit të lartë Mark Parrington, pluhuri do të kalojë kryesisht mbi jugun e Anglisë dhe në lartësi të mëdha atmosferike. Fenomeni parashikohet të zgjasë rreth dy orë gjatë pasdites. Megjithëse emri tingëllon shqetësues, ekspertët theksojnë se “Shi i Kuq” nuk paraqet rrezik për shëndetin. Pas tharjes së reshjeve, pritet të mbetet vetëm një shtresë e hollë pluhuri mbi makina dhe sipërfaqe të ekspozuara.
Fenomeni lidhet me erërat e forta që ngrejnë pluhurin saharian lart në atmosferë. Nëse rrjedhat ajrore në shtresat e sipërme fryjnë drejt veriut, grimcat mund të udhëtojnë mijëra kilometra dhe të arrijnë deri në Britani. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik britanik ka paralajmëruar se reshjet e shumta pritet të vazhdojnë deri në mes të marsit. Autoritetet theksojnë se fenomeni është kryesisht vizual dhe nuk ka arsye për alarm.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…