Një ndër anëtarët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë një shkrim mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook e në të cilin sulmon opozitën.
Këtë herë ai është marrë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn duke ngritur spekulime.
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ka thënë z. Feraj.
Për më tepër, Haradinaj në shumë deklarata kishte sqaruar edhe rrethanat e vrasjes së vëllezërve të tij gjatë periudhës së luftës.