Për më shumë se 20 vjet, Milazim Feka nuk e kishte punuar tokën e tij në Karaçë të Vushtrrisë. Megjithatë, dikush u përkujdes që atij toka të mos i mbeste djerrinë.
Persona të panjohur në pronën prej 20 ari të Milazimit, kishin mbjellë 82 rrënjë kanabisi. Ato krejt rastësisht i hasi vëllai i Milazimit, derisa po kulloste bagëtitë.
“U kthye te na, tha çka keni mbjellë ndonjë kungull aapo vidim. Thash jo na s’jena kanë atje hiç. Tri fije ishin, tri lula. Veç sa kishin fillua të bijnë, se i kishin nxjerrë prej keseve si rasadin kur e miell. Qe keset ku i kanë lanë”, tha për ATV-në Milazim Feka, pronar i tokës.
Milazimi shprehet i habitur me guximin e atij që i mbolli bimë narkotike në tokën e tij.
Ndërsa vëllai i Milazimit, Feka, tregon se si i gjeti bimët e mbjella.
“Jom kanë t’u e ruajtë lopën, edhe i kam pa do bimë të mbjella, e veta vllain mos ka mbjellë pasul, tha jo”, tha vëllai i pronarit Fekë Feka.
Për gjetjen e bimëve narkotike, familja Feka njoftoi menjëherë Policinë.
“Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin nga Policia.
Por pavarësisht deklarimit të Policisë për asgjësimin e bimëve, pronari i tokës tha se kanë mbetur akoma rrënjë.
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…