Festat e nëntorit janë mishërim i shpirtit patriotik të shqiptarëve në të gjithë botën.
Sheshet dhe ballkonet e shtëpive kudo që ka shqiptarë skuqen nga flamujt kuq e zi, duke e personifikuar këtë ditë si shqiptare pavarësisht se ku festohet.
Pavarësia e Shqipërisë, bëri që populli shqiptar të njësohej në pjesën më të madhe të tij, duke vënë gur-themelin e parë të shtet-formimit në vendin tonë dhe si rrjedhojë duke u bërë kështu “avokati” kryesor i interesave të kombit shqiptar në rangun ndërkombëtar, ndaj dhe për Kosovën kjo festë pritet me emocion dhe nderime.