FOTO&VIDEO

Filmi i ri për Perandorinë Osmane! Netflix nuk përmend Skënderbeun

Nga Ledian Droboniku

Përmenden të gjithë, por në asnjë moment Skënderbeu dhe Shqipëria!

“Vëllezërit tanë turq” i trajtojnë të gjithë: serbët, grekët, hungarezët, polakët, italianët, madje dhe skocezët e largët. Por në ASNJË moment nuk konsiderojnë shqiptarët.

Dhe ta mendosh që ishin pikërisht shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin që i sfiduan ushtarakisht duke u bërë pengesa kryesore për zgjerimin e Perandorisë. Jo vetëm kaq, por Shteti i Skënderbeut krijoi një rrjet aleancash e diplomaci aktive sa vështirë të “harrohet” prej historianëve osmanë. Jo më kot për Heroin tonë Kombëtar janë shkruar mijëra libra, thurur vargje e sinfoni, atribuar tituj nderi e mirënjohje, dedikuar emra sheshesh e rrugësh kudo në Europë. Por përsëri turqit nuk guxojnë as ta përmendin.

Mohimi i ekzistencës së shqiptarëve, historisë, identitetit dhe kulturës shqiptare duket sikur është meraku dje dhe sot i Perandorisë turko-osmane.
Të vetmit popull që iu ndalua jo vetëm autonomia politike, kulturore e fetare por iu ndalua të flitej dhe gjuha amtare.

Pra politika osmane ka qenë dhe është koherente dhe konseguente.
Jemi ne shqiptarët që kemi ndryshuar, që kemi harruar, që kemi shkelur mbi gjakun dhe memorien e mijëra patriotëve që derdhën gjakun për atdhe.
Një kaste barbare shqipfolëse që për të mbajtut pushtetin nuk e ka problem të bëhet servile e shesë interesat kombëtarë!

Ja pse sot na duhet një lëvizje sovraniste kundër kastës barbare antishqiptare dhe ata që e mbështesin!
Ja pse Shteti duhet togëzuar me popullin, si i vetmi garant ndaj çdo lloj oligarkie!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

19 minuta ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

56 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago