“T’u ikësh sanksioneve ndaj Rusisë është akt heroik [i Aleksandër Vuçiç]”, ka thënë kryefilozofi i Vladimir Putin, Aleksandër Dugin, derisa u shpreh se do “të shpalosim planin e ringjalljes sllave edhe për Ballkanin”.
Njeriu që konsiderohet të ketë qenë njëri prej frymëzuesve kryesor të Putinit për të ndërmarrë planet e tij fashiste të pushtimit të Ukrainës, për Serbinë tha se “kemi marrëdhënie përtej të qënit vetëm vëllezër e motra”.
“Mendoj se [pikë]kthesa e Serbisë brenda agjendës gjeopolitike ruse të ringjalljes sllave do të vjen. Dhe do të shihni kur të formulojmë synimet në lidhje me Ballkanin. Por, tani duhet të përfundojmë atë çfarë kemi nisur”, u shpreh ai në një konferencë.
Ndryshe Aleksandër Dugin njihet si njëri prej njerëzve që ka bindur Putinin për pushtimin e Ukrainës, ose si “truri i Putinit”.