Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Fisnik Ismaili, me një shkrim të postuar në llogarinë Facebook ka treguar përvojën e tij me fitoren në Prishtinë më 2013.
Ai ka folur se si kanë qenë 4 vjetët e qeverisjes, duke thënë se nuk është e lehtë, madje duke potencuar se pushteti i radhës sfidën më të madhe, do të ketë me e vetdijësue popullin që me kuptue se insistucioni nuk është vetëm vend pune.
Ky është postimi i plotë:
Prej përvojës time me fitoren në Prishtinë në 2013, po ju kallxoj çka shkon tutje:
Mueji i parë – gëzim i madh e shpresë.
Mueji i dytë – thirrjet e panumërta me i gjetë dikuj vend pune ose me i krye punë me të njofshëm, gjithmonë me pretekstin “Ju kam përkrahë tanë jetën.” anipse veç një herë në jetë ndoshta të ka votue.
Viti i parë – e mëson përmendësh rreshtin “Po ju na keni votue pikërisht mos me ba sene me të njofshëm”.
Viti i dytë – pavarësisht sa punon për të mirën e përbashkët, kanë me tu idhnue që s’i ke ndihmue diçka me të njofshëm, me fjalinë “Njajtë koki si ata”.
Viti i tretë – sulmet e opozitës, gazetarëve edhe njerëzve që s’i ke gjetë ose s’i ke krye punë me të njofshëm.
Viti i katërt – përgatitjet për zgjedhje.
Kjo është përvoja ime me mendësinë e popullit kur dikush vjen në pushtet. Anipse në Komunë s’kam qenë aktivisht i përfshimë, kjo s’i ka ndalë njerëzit me kërkue tanë kohën që me i rahatue diqysh në institucione publike, pavarësisht çfarë mekanizmash instalon, për me i trajtue krejt barabartë.
Pushteti i radhës sfidën më të madhe e ka me e vetedijësue popullin që me e kuptue se institucioni nuk është veç vend pune, ku shkon rrin tanë ditën, që në fund me e marrë një rrogë, por ku duhesh me i grahë bothës.
E kur të mësohemi me i grahë bothës, vjen ndryshimi. Jo veç me një të dalme n’votime, e 4 vjet me pritë dikush tjetër me i ba punët për ty.
Qoftë kjo e hanë dita kur krejt vendi nime nisë me i grahë bothës.