Para selisë së partisë, kandidati i së cilës ka fituar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi është duke u zhvilluar një festë.
Festa ka ardhur pas publikimit të rezultateve preliminare, sipas të cilave, Jakov Milatoviq ka dalë fitues në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq.
Siç raportojnë mediat serbe, të tubuarit mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi”, dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”.
Dhe po sipas tyre, është një festë pothuajse në të gjitha qytetet malazeze – Podgoricë, Tivat, Kolashin, Nikshiq, Bijelo Polje…
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, kundërkandidati i presidentit të deritanishëm të Malit të Zi ka fituar shumicën e votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Jakov Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq që ka fituar pjesën tjetër, përkatësisht 40 për qind të votave.
Sipas mediave vendase, të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale patën 542.154 qytetarë. Deri në orën 20:00, kishin votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues.
Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga deri tani presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka pranuar humbjen nga kundërkandidati i tij.